347 - Lajmi Single | Template Website
Përmbyllet Fushata Ndërgjegjësuese me Shkollat e Mesme

19/03/2020

Prishtinë, 23 janar 2014

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmbylli ciklin fillestarë të projektit ‘’Privatësia Ime’’ në një varg qytetesh.
Me vizitën në këto qytete (Prizren, Suharekë, Pejë dhe Prishtinë), Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, udhëhequr nga z. Ruzhdi Jashari - Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, finalizoi në mënyrë të suksesshme ciklin fillestar të projektit ‘Privatësia Ime’.
Duke falenderuar mbështetjen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, udhëheqësve të shkollave, po ashtu dhe nxënësve për kontributin me punimet e tyre në këtë projekt, z. Jashari uroi që ky projekt të ketë arritur qëllimin e tij, senzibilizimin e qytetarëve  lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë, si  një nga gjërat më të çmuara për përsonalitetin e çdo individi. Projekti kishte një shtrirje mjaft të gjerë  dhe target grup kishte nxënësit e klasëve të XII, gjeneratë mjaft e ndjeshme, duke pasur parasysh zhvillimin e teknologjisë informative, po ashtu periudhë e cila është determinuese për jetën dhe karrierën e tyre të mëtejme. Vullneti dhe entuziazmi  i nxënësve në këtë drejtim na solli rezultate mahnitëse nga ky projekt.
Emrat e nxënësve fitues të shkollave përkatëse janë:

Gjimnazi ‘’EQREM ÇABEJ’’- Prishtinë; Në fushën e letërsisë u përzgjodhën: Medina Gjuraj, Fjolla Smajli, Gentiana Haziri, ndërsa për art figurativ ishin: Lumturie Krasniqi, Blerina Sopjani, dhe Melisa Mustafa & Medina Gjuraj.

Gjimnazi ‘’JETA E RE’’- Suharekë; Në letësi ishin: Erëblina Gashi, Hava Jahaj, Kaltrina Bytyqi, ndërsa për art figurativ ishte vetëm një nxënëse, Erjona Suka.

Gjimnazi ‘’GJON BUZUKU’’- Prizren; Për punimet në ese u përzgjodhën: Agnesa Trolli, Edina Krasniqi, Kaltrina Qafleshi, në art figurativ: Albulena Kadriu, Verlona Pireci, Dorarta Sallauka.

Gjimnazi ‘’BEDRI PEJANI’’- Pejë; Në fushën e letërsisë u përzgjodhën; Vlora Kelmendi, Aurora Maxharaj, Fjolla Beqiraj, në Art figurativ qenë: Viona Etemi, Zamira Kabashi, Blerta Mulliqi.

Në përmbyllje të kësaj ngjarjeje z. Jashari theksoi së në të shumtën e rasteve gjatë vizitave në shkolla është diskutuar që është e domosdoshme vazhdimësia e projekteve sensibilizuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave, qoftë në shkolla apo edhe institucione tjera qofshin ato publike apo private.

}