Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror Pret në Takim Studjues të Albanologjisë
19/03/2020
Në selinë e Agjencisë, z. Jashari priti sot një delegacion nga Polonia, të udhëhequr nga z. Haxhi Dulla, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Polake me seli në Varshavë.
Delegacioni përbëhej nga z. Haxhi Dulla (udheheqës i Shoqatës Kosovë - Poloni, zsh. Dr. Karolina Dargiel (studjuese e Albanologjisë nga Polonia); z. Alkida Avduli dhe Isan Hysenbegasi (studjuse në studimet pas-diplomike në Varshavë të Polonisë, në fushën e shkencave juridike.
Z. Jashari mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës Kosovë - Poloni dhe studjuesit e shkencave juridike dhe të Albanologjisë, të cilët shfaqën interesim për marrjen e informacionit dhe njohurive lidhur me punën e këtij institucioni, veçmas në aspektet juridike të domenit të të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut, te mbrojtja e privatësisë dhe lirisë së të dhënave personale.
Duke shprehur kënaqësinë rreth përkushtimit të këtyre studjuesve për gjuhën e lashtë shqipe, z. Ruzhdi Jashari, pas një prezentimi të shkurtë të fushëveprimtarisë së Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sukseseve të deritanishme dhe sfidave që e presin atë, e mbylli takimin miqësor me porosinë inkurajuese për mysafirët për tejkalimin e sfidave momentale në drejtim të sukseseve të reja në të ardhmen.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ