329 - Lajmi Single | Template Website
Punëtori rreth Privatësisë së Fëmijëve
Punëtori rreth Privatësisë së Fëmijëve

19/03/2020

Prishtinë, 31 mars 2014

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetërorë z. Ruzhdi Jashari, sot mori pjesë në prezantimin e organizuar nga Qendra për Studime të Avancuara ‘’FIT’’ dhe organizata jo qeveritare ‘’Save the Children’’.
Organizatori, përmes prezentimit  shpalosi para të pranishëmve të gjeturat nga hulumtimi “Vlerësimi i përdorimit të internetit, rreziku, dhe siguria në mesin e fëmijëve nga mosha 9-16 në Kosovë / promovimi i mënyrave të sigurta të hulumtimit në internet nga ana e fëmijëve”. Në radhën e panelistëve ishte dhe Mbikqyrësi Kryesor Shtetërorë z. Ruzhdi Jashari, i cili foli për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.
Mes tjerash, z. Jashari shtoi se fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, por njëkohësisht të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit-rrjeteve sociale, pasojat mund të jenë të paparamenduara, gjersa këshillat nga prindërit, mësimdhënësit janë të domosdoshme.
Krejt në fund z. Jashari falenderoi Qendrën për Studime të Avancuara për bashkëpunimin me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale rreth mbrojtjes së privatësisë ndaj fëmijëve.

}