322 - Lajmi Single | Template Website
Një Delegacion i Postës së Kosovës Vizitoi ASHMDHP-në

19/03/2020

Prishtinë, 14 janar 2015

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari priti në një takim një delegacion të Postës së Kosovës të përbërë prej z. Sejdi Hoxha (Kryeshef Ekzekutiv), z. Xhevdet Smakiqi (Drejtor i Drejtorisë Ligjore), z. Burim Geci (Drejtor Operativ).
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, fillimisht e njoftoi z. Jashari rreth zhvillimeve në institucionin që ai drejton, duke i vënë theks të veçantë shqetësimeve të tyre, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e ndërmarrjeve publike në mandatin që ka Posta e Kosovës.
Gjatë diskutimit të përbashkët në këtë takim, përfaqësuesit e Postës së Kosovës adresuan kërkesën e tyre para Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror që të ushtrojë autoritetin e saj ligjor për të ndikuar që autoritetet rregullative dhe vet ndërmarrjet publike ta zbatojnë plotësisht Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili do të ndikonte në zvogëlimin e ndërhyrjeve të lartpërmendura në mandatin që ka Posta e Kosovës.
Z. Jashari, në vijim të diskutimeve, i informoi hollësisht përfaqësuesit e Postës së Kosovës për mandatin ligjor të Agjencisë, fushatat sensibilizuese, tryezat e rrumbullakta etj., që Agjencia ka organizuar tri vitet e fundit me qëllim të ndërgjegjësimit të këtyre autoriteteve për t’a ushtruar veprimtarinë e tyre pa bërë shkelje të të dhënave personale të qytetarëve.
Në fund, palët u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin e tyre për të materializuar bashkëveprimin e mëtejmë me organizime të përbashkëta të karakterit vetëdijesues.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}