Tryezë rreth Transparencës së Institucioneve
19/03/2020
Prishtinë, 29 tetor 2015
Tryeza e organizuar nga Organizata Joqeveritare ‘’Drejtësia dhe Qytetarët’’ si dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve diplomatikë dhe shoqërisë civile, mes tyre edhe ata të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Tryeza me temën ‘Drejtësia dhe Qytetarët’ u organizua me qëllim të promovimit të transparencës në qeverisje të institucioneve ekzekutive si dhe atyre të drejtësisë, me ç’rast u shpalosën paditë e ngritura nga BIRN kundër Zyrës së Kryeministrit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkak të refuzimit të kërkesave për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të institucioneve të shtetit.
Në këtë tryezë ishte e pranishme edhe zv. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikë Amerikës znj. Jennifer Bachus, e cila, ndër të tjera, duke folur për qasjen në informata, Bachus ka thënë se është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, dhe natyrisht e keni sundimin e ligjit i cili është mëse i qartë në këtë situatë dhe, përderisa vazhdoni rrugëtimin dhe tregoni se është mënyra duhur për të bërë ndryshimet, jo përmes dhunës, atëherë këtu e kemi edhe sigurinë rajonale.
Qasja e qytetarëve në dokumentet publike edhe sipas Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashari, është një e drejtë e rëndësisë së veçantë. Jashari ka theksuar se vetëm përmes qasjes në dokumente publike qytetarët do të zhvillojnë besimin për të marrë pjesë në jetën demokratike.
Pjesë e panelit ishte edhe udhëheqësi i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Ruzhdi Jashari i cili shprehu qartë qëndrimin e Agjencisë në raport me transparencën që duhet të ekzistojë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, por njëkohësisht duke e respektuar edhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër të tjera ai tha: ‘’Ne do të punojmë gjithmonë në respektim të ligjit, sepse kjo është detyra jonë dhe obligimi ynë si qytetarë të Kosovës’’.
Për të diskutuar këtë çështje, në saje të transparencës ndaj qytetarëve, z. Jashari sot do të jetë pjesë e emisionit nga Jeta Xharra udhëheqëse e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).