E Ardhmja dhe Sfidat në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
18/03/2020
Me rastin e 28 Janarit - Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë
E Ardhmja dhe Sfidat në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
Ruzhdi Jashari
Në shënimin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së privatësisë, respektivisht mbrojtjen e të dhënave personale (28 janar 2016), marrë në përgjithësi, Agjencia po hapëron drejt sukseseve të reja. Zbulimet në fushën e teknologjisë dixhitale vazhdojnë pandalshëm ofrimin e shërbimeve të reja. Funksionalizimi i pajisjeve të reja të teknologjisë informative në botën tonë është bërë pjesë e pandashme e të gjitha fushave të punës dhe jetës së njeriut. Prandaj, sfida për mbrojtjen e të dhënave është gjithnjë në rritje, kështu që kërkon vëmendjen dhe preokupimin tonë për të vendosur objektivat me prioritet të kësaj fushe në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Për të kuptuar se sa dhe si jemi të rrezikuar nga ndërhyrjet e paligjshme dhe keqpërdorimet e mundshme, në vazhdim po japim shkurtimisht një tablo të dhënash të shqetësimeve mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të fushave të ndryshme të jetës e punës, në shtete të ndryshme:
Kohë më parë në SHBA, Shtëpia e Bardhë kishte sjellë mbi 46 rekomandime për ndryshimin e praktikave amerikane të përgjimeve. Shqetësimi dhe preokupimi i SHBA-së dhe Presidentit Obama, në këtë drejtim, janë vënë në lëvizje bashkë me institucionet kompetente që grumbullimi i informacionit në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së, të bëhet në atë mënyrë që të mos cenohen në mënyrë të panevojshme liritë civile dhe privatësia personale.
Duke punuar të gjithë në përpunimin e drejtë dhe ligjor të tyre, do të ngushtojmë mundësinë e keqpërdorimit të tyre, nga grupe e individë, të cilët qasen kundërligjshëm në të dhënat personale për qëllime terroriste të ashtuqujtura “Krime Terroriste Kibernetike” (“Cyber terrorism”). Në këtë drejtim, për herë të parë kemi parë rastin, që me pajisje kompjuterike përkrahen organizatat terroriste. Kështu, në tetor të vitit 2015 ndodhi arrestimi parë i Ardit Ferizit në Malejzi, një të riu me origjinë nga Kosova, për keqpërdorim kibernetik për vjedhjen e të dhënave personale të anëtarëve të shërbimit amerikan, e më pas ato të dhëna transferoheshin te një haker i ‘Shtetit Islamik’, ku sipas Washington Postit, kjo është hera e parë ku prokurorët amerikanë e kanë akuzuar një të dyshuar për terrorizëm kibernetik në rrafshin e ndërhyrësve të kundërligjshëm.
Sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e ndryshme në faqet zyrtare të sistemeve bankare janë bërë, gjithashtu, pothuajse dukuri e përditshme. Sulmet kibernetike mbi sistemin bankar po shkaktojnë humbje prej qindra miliona eurosh. Përmirësimi i shërbimeve dixhitale bankare dhe avansimi i tyre ka shënuar progres. Tani shërbimet e qindra – miliona klientëve kryehen përmes telefonisë mobile të ashtuqujtura “shërbime online”. Prandaj, ky shërbim, në këtë kohë, po atakohet me të madhe dhe mbetet cak i sulmeve kibernetike, nga hakerët dhe keqpërdoruesit e teknologjisë informative. Në fund të dhjetorit 2015, sulmet kibernetike kishin shkaktuar probleme serioze në shërbimet dixhitale bankare në Turqi, ku 85% e tyre kryhen përmes telefonisë mobile.
Sipas informatave ditore dhe raportimeve të institucioneve të sundimit të ligjit, ndërhyrje dhe cenime të privatësisë së sistemit bankar kemi në shumë shtete të ndryshme të rruzullit tokësor.
Përdormi i motorëve të kërkimit në “minierat e të dhënave” është një treg elektronik global, ku botën e ka globalizuara në këtë drejtim dhe nuk ka dallime as të moshës, as gjinisë, as grupeve sociale, as atyre arsimore e shkencore, racore e gjuhësore e as fetare, pa dallim të distancës gjeografike.
Më sipër u prekën sipërfaqësisht vetëm dy sektorë, me shembuj konkret, por qasja në të dhënat personale sot është e mundur, dhe bëhet edhe në sisteme të ndryshme që gjithashtu janë shumë të rëndësishme, si: Sistemi shëndetsor, i arsimit, tregtisë, prodhimit, mediumeve, administratës publike, sistemeve zgjedhore politike, turizmit, internetit të gjërave, marketingut.... etj., e deri te përdorimi dhe marrja e të dhënave personale përmes trafikut detar, tokësor e ujor (psh. mund të ceket si dukuri e re përdorimi i dronëve për qëllime të ndryshme vëzhgimi, studimi, hulumtimi etj.).
Nga mënyra, forma e përpunimit dhe lloji i të dhënave personale, varet edhe lartësia e mundësisë së rrezikimit të tyre dhe qasjes së jashtëligjëshme në të dhënat tona. Edhe sot e kësaj dite, rrezik seroiz vazhdon të mbetet përpunimi i të dhënave personale në rrjete sociale. Në referim të artikullit: “Hakerët rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të internetit në botë” të publikuar në faqën zyrtare të ‘Deutche Welle’, del në pah plotësisht dimensioni i këtij problemi, ku thuhet se ‘Një grup hakerësh nga Rusia ka vjedhur më shumë se 1.2 miliardë të dhëna të profileve të ndryshme në internet’. Sipas këtyre llogarive thuhet se ishin prekur gjysma e përdoruesve të internetit në botë.
Siç mund tmund të vihet re, edhe jeta e njeriut është vënë në rrezik, ku me virusë kompjuterik mund të shkaktohet edhe vdekja e pacientit, në rastet kur gjendja shëndetësore e njeriut përcillet përmes makinave me dirxhim nga rrugët e të internetit (pace maker [pejs mejkër]).”Apo me një virus kompjuteri, hakerët mund të shkaktojnë një aksident automibilistik. Kjo është dëshmuar nga studjuesit”, thuhet sipas faqes zyrtare të Deutche Welle.
Në përpunimin e të dhënave personale, grumbullimin e tyre, transferimin, sistemimin dhe ruajtjen e tyre; e dimë se tashmë e kemi në përdorim të vazhdueshëm teknologjinë e automatizuar, teknologjinë mobile (pajisjet e mençura mobile), pajisje serverësh/harduerike; të kombinuara me pajisjet video vëzhguese, dirigjuese laserike dhe motorët e kërkimit (internetit). E kuptojmë se sfida për mbrojtjen e të dhënave personale, padyshim, bëhet një ndër preokupimet më serioze në secilin vend, duke filluar nga vendi ynë, i gjithë Ballkani, Kontinenti Evropian dhe niveli ndërkombëtar. Sidoqoftë, mbrojtja e të dhënave personale në sektorin e drejtësisë, lirisë së informimit dhe sigurisë, në kuptim të realizimit të të drejtave të qytetarëve, është një ndërlidhje e kompozicionit të të drejtave të shumanshme. Kur ato ndërveprojnë bashkarisht, qyetarit i japin siguri, kurse sistemeve qeverisëse u japin vlera të avancuara të demokracisë. Kur subjekti i të dhënave personale (qytetari) konsideron se të drejtat e tij personale i shkelen apo keqpërdoren nga ana kontrolluesve (institucione, asociacione e organe të ndryshme) të sektorit publik apo privat, ai (qytetari) tashmë, në të gjitha shtetet e BE-së, në sistemin e drejtësisë e ka kornizën ligjore që garanton mbrojtjen dhe mbikëqyrjen ligjore të të drejtave të tij të dhënave personale.
Tani ka dëshmi se gati në secilin shtet, ka edhe masa adminstrative ndaj institucioneve shkelëse të ligjit. Edhe sistemi i drejtësisë në Kosovë, te përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale, gjatë vitit 2015, ka shqiptuar masat e para adminstrative ndaj KEDS-it, (Sistemi Elektroenergjetik i Distribucionit në Kosovë). Masa të ngjashme, u apliuan edhe ndaj kontrolluesit tjetër, të operatorëve të telefonisë mobile, të konstatuar si shkelës të të dhënave personale, gjatë marketingut të palejuar, me rastin e shpërndarjes së sms-ve, gjatë fushatës zgjedhore të partive politike të mbajtur më 2014.
Zhvillimi i madh i teknologjisë kibernetike dhe e informimit, ka shtuar nevojën e zhvillimit të të drejtave tjera, si: vendojen e rregullave ligjore gjatë përdormit të internetit, të drejtën për të harruar, vendosjen e rregullave ligjore gjatë përdormimit të portaleve të ndryshme, rregullat ligjore për web, faqet e ndryshme etj. Përndryshe, sundimi i ligjit, përmes sistemit të drejtësisë, për qytetarët nënkupton ngritjen e besimit ndaj institucioneve shtetërore, në njerën anë, ndërsa në anën tjetër ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve të marra të institucioneve dhe shoqërisë njerzore, në llogari të mirëqenies së qytetarëve, duke përfshirë këtu, dinjitetin personal dhe privatësinë e tij.
Përpjekjet e të gjitha kombeve për platforma unike mbi mbrojtjen e privatësisë, mbi të drejtën e informimit, mbi sigurinë kibernetike, mbi sigurinë e qytetarëve në përgjithësi, dëshmojnë për aspirata unifikuese, që lirisht na japin të drejtën e konstatimit se kemi të bëjmë me zhvillimin e mirëqenies së përgjithëshme të qytetarëve dhe janë vlera unike të shoqërisë moderne në epokën e internetit.
Drejtësia, siguria dhe të drejtat e njeriut në Kosovë kanë edhe një domethënie të veçantë, për faktin se në kudër të Raportit të Progesit për Kosovën 2012-2015 për Liberalizimin e Vizave, të hartuar nga Komisioni Evropian, mbrojtja e të dhënave personale ka qenë e vendosur në bllokun e “Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë” të standardeve të kërkuara për t`u plotësuar, dhe se, institucioni për mbrojtjen e të dhënave personale - AMDHP ka treguar gjithëherë përgjegjësi dhe ka reflektuar pozitivisht në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të dhëna në këtë fushë.
Njëzetë e tetë janari i vitit 1981, është dita e aprovimit të Koventës 108, KE- Këshilli Evropian. Kjo ditë e aprovimit të kësaj konvente, fillimisht festohej si ditë evropiane e privatësisë, por tashmë ka marrë epitetin e ditës ndërkombëtare të privatësisë, e cila manifeston shënimin e konventës së parë në nivel global, të aprovuar për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpunimit automatik të të dhënave.
Këtë ditë tashmë e shënojnë edhe institucionet me peshë ndërkombëtare, që specifikisht nuk lidhen me kompetenca profesionale, por padyshim se prekin sinjalin aktual të kësaj sfide globale për njerzimin.
Në Kosovë, ekziston institucioni i mandatuar prej 4 vitesh, i cili ka hyrë në këtë sfidë, duke shënuar suksese kurajuese, krahasuar me punën institucioneve homologe në rajon, të cilat kanë filluar me punë dekada para nesh. Ky vit shënon ngritje të numrit të ankesave gati dy fish më tepër, krahasuar me vitin 2014, ndërsa po kështu, inspektimet në terren janë dyfishuar. Sensibilizimi, trajnimet dhe njohuritë profesionale të zyrtarëve, po kështu, kanë shënuar përparime. Shumë të arritura janë sukses i bashkëpunimit me projektin nga BE, OSBE-në, por edhe përkushtimit të vet institucionit. Agjencia, për katër vite pune, tashmë e ka objektin shtetëror, pajisjet dhe përgatitjet logjistike për punë terreni dhe pajisjet tjera të teknologjisë informative për punë në administratë. Në rrumbullakimin e kapaciteteve të plota për punë, sigurisht se priten aprovime nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të kërkesave tona për vende pune shtesë. Tashmë, Agjencia e ka proceduar draft Strategjinë Shtetërore 2017-2021 në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Mbështetja edhe më e madhe e institucioneve mbikëqyrëse për Agjencinë premton tejkalimin e sfidave të saj serioze për të garantuar të drejtën mbi privatësinë e qytetarëve në përgjithësi.