285 - Lajmi Single | Template Website
Opinion për Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës

18/03/2020

Raportimi me të dhëna personale pranë Komisionit për Fertilizimin Asistuar Mjekësor nuk është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Prishtinë, 8 shkurt 2016

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, gjatë muajit janar 2016 ka parashturar një kërkesë në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pyetur nëse raportimi me të dhëna personale të pacientëve në Komisionin për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor bie ndesh me Ligjin 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në bazë të dispozitave ligjore, nëse raportimi me të dhëna pranë KFAM përmbanë shkelje të dispozitave LMDHP-së, ASHMDP pas analizës së kësaj cështjeje, për parashtruesit e kërkesës ka lëshuar një opinion, ku thekson se kërkesa e parashtruar nga KFAM nuk bie ndesh me LMDHP, pasi që institucionet shëndetësore që përpunojnë të dhëna të ndjeshme ose më saktësisht kryejnë frytnim të asistuar mjekësor janë të obliguar që të bëjnë raport me të dhëna nga regjistri i tyre në KFAM.

Megjithatë, KFAM është i obliguar që të bëjë sigurimin e të dhënave personale në momentin e raportimit të institucioneve shëndetësore, në bazë të nenit 16, paragrafi 2, thuhet që kontrolluesit e të dhënave dhe përpunuesit e të dhënave duhet të përshkruajnë në aktet e tyre të brendshme procedurat dhe masat e vendosura për sigurinë e të dhënave personale dhe duhet të emërojnë në formë të shkruar personat kompetentë që janë përgjegjës për sistemin e dosjeve dhe personat, të cilët, për shkak të natyrës së punës së tyre, duhet të përpunojnë të dhëna personale.

Duke i marrë parasysh argumentet dhe shqyrtimet e mësipërme, mund të konkludohet se raportimi me të dhëna personale pranë Komisionit për Fertilizimin Asistuar Mjekësor nuk është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

}