Takim me përfaqësues nga Instituti për Hulumtime të Krimeve të Luftës
18/03/2020
Prishtinë, 22 mars 2016
Mbikëqyrësi kryesorë Shtetëror z. Ruzhdi Jashari ka pritur sot në takim përfaqësues nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës të udhëhequr nga njëri nga anëtaret e këtij Instituti Dr. Ismet Saliu, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e zbatimit të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Mbikëqyrësi Jashari njoftoi të pranishmit për rolin, rëndësinë dhe funksionin e Agjencisë ne mbrojtjen e qytetarëve në fushën e Mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë. I njoftoi për të arriturat e Agjencisë përgjatë pesë viteve të funksionalizimit të saj, bashkëpunimet me institucionet vendore, sensibilizimi i qytetarëve, marrëveshjet e bashkëpunimit me vendet e rajonit si dhe me gjerë.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe Mbikëqyrësi Shtetëror z. Ramadan Qehaja në mes tjerash kërkoi nga z. Saliu që të dhënat që ju posedoni pranë Institutit, duke e ditur shkallën e ndjeshmërisë së tyre, fillimisht të kenë masën e sigurisë, pastaj t’i plotësojnë edhe kriteret e tjerë të përpunimit në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
z. Saliu theksoi se marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetet e rajonit janë shumë të rëndësishme për Kosovën, po ashtu shtoi se roli dhe funksioni i Agjencisë është i lidhur gusht me sigurinë e përgjithshme shtetërore.
Në fund të këtij takimi prof. Dr. Ismet Saliu falënderoi z. Jashari për realizimin e këtij takimi dhe luti që ky relacion të vazhdoi dhe me tutje pasi që ‘bashkëpunimi me Agjencinë është i rëndësishëm dhe i pa evitueshëm për të dhënë kontributin e tyre në ruajtjen dhe përpunimin e sigurt të të dhënave personale në institucionin tonë’ tha ndër të tjera z. Saliu.