280 - Lajmi Single | Template Website
Trajnim mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sektorin e Policisë

18/03/2020

Ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë ligjeruan para përfaqësuesve të policisë dhe gjykatave themelore komunale rreth sigurisë së të dhënave, kontrollit të brendshëm e parimeve të performancës së zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale

Prishtinë, 28 prill 2016

Ka vazhduar seminari i dytë me radhë i karakterit trajnues, kësaj radhe i dedikuar për zyrtarët e policisë dhe gjykatave themlore të disa prej komunave të Kosovës.
Ajo që po e shquan këtë cikël seminaresh trajnuese është se për secilin prej tyre është përgatitur dhe botuar nga një udhëzues përkatës, përkitazi me sektorin, të cilit po i kushtohet trajnimi.
Seminari u drejtua nga z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, ndërsa fjalën hyrëse dhe përmbyllëse e adresoi z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror.
Lidhur me kornizën e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale në sektorin e policisë, rolit të ZMDH-së dhe parimet e performancës së këtij zyrtari, një prezentim për të pranishmit e bëri ekspertja nga Hungaria znj. Nora Forgacs.
Nga ekspertët vendorë të angazhuar nga projekti i financuar nga BE, ligjeroi znj. Njomëza Zejnullahu, prezentimi i së cilës ishte përqendruar kryesisht mbi kontrollin e brendshëm, ndërsa lidhur me sigurinë e të dhënave dhe praktikat e mira të autoritetit homolog slloven, foli znj. Alenka Jerše, Zëvendëskomisionere e autoritetit slloven për mbrojtjen e të dhënave personale.
Seanca e pasdites u karakterizua me diskutime lidhur me temat e ligjeruara, ku zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale nga policia dhe gjyqësia, shtruan pyetje, zhvilluan interaktivitet dhe morën përgjigjet e kërkuara nga ekspertët dhe përfaqësuesit e Agjencisë.

}