Mbikëqyrës të Agjencisë po Marrin Pjesë në Konferencën e 18-të të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Evropës Qendrore dhe Lindore në Sarajevë
18/03/2020

Sarajevë, 11 maj 2016
Në takimin e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale të Evropës Qendrore dhe Lindore, i cili, këtë vit po mbahet në Sarajevë, institucioni ynë po përfaqësohet nga z. Ruzhdi Jashar, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror; z. Aleksandar Spasić, zv. Mbikëqyrës Shtetëror; si dhe z. Ramadan Qehaj, Mbikëqyrës Shtetëror.
Gjatë punimeve të kësaj konference do të diskutohen dhe zbardhen problemet e përbashkëta të autoriteteve të kësaj fushe, si dhe do të ndahen përvojat e tyre në privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.
Vlenë të theksohet se është hera e parë që shteti i Bosnjës e Hercegovinës, përkatësisht autoriteti homolog i këtij vendi, fton zyrtarisht Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës.
Punimet e këtij takimi do të zgjasin dy ditë, respektivisht gjatë 11 dhe 12 majit 2016.