NJOFTIM
18/03/2020
Prishtinë, 19 korrik 2016
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale njofton të gjithë opinionin publik, e në veçanti mediumet elektronike e të shkruara se, me nismën e Zyrës së BE-së në Kosovë, ky autoritet është duke kaluar nëpër një proces të ndryshimeve ligjore, sipas të cilit pritet që të ndryshojë struktura organizative.
Kjo nënkupton që pas amandamentimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencisë mund t’i shtohet mandati i ri shtesë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumenta Publikë. Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të angazhuar për të sjellë praktikat më të mira evropiane, kanë hartuar tashmë rekomandimet përfundimtare për zhvillimin e mëtejmë të strukturës organizative të ASHMDHP-së.
Pesë anëtarët e Këshillit të Agjencisë, të cilët, njëkohësisht kanë qenë edhe mbikëqyrës shtetërorë, që nga data 23 qershor 2016 (shih vendimin e bashkëlidhur), më nuk janë pjesë e kësaj Agjencie.
Andaj, Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm njofton mediumet që asnjëri nga ish pesë mbikëqyrësit shtetërorë nuk ka të drejtë të prononcohet në emër të këtij institucioni të pavarur.
Ky njoftim po lancohet para publikut për çështje korrektësie, pasi që më datën 17 korrik 2016, në Lajmet e Mbrëmjes të Mediumit ‘Koha Vision’, lidhur me temën rreth ndryshimeve të Ligjit për Qasje në Dokumenta Publikë është prononcuar, pa të drejtë, ish mbikëqyrësi shtetëror z. Mentor Hoxhaj, në emër të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai dhe cilido nga katër mbikëqyrësit tjerë, që tashmë kanë mbaruar mandatin e tyre të dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pesë vite më parë, mund të shprehin mendimet e tyre për çfarëdo teme të ndërlidhur me fushëveprimtarinë që kanë mbuluar gjatë mandatit të tyre, por në asnjë mënyrë të dalin para opinionit publik duke u thirrur në emër të Agjencisë.
ASHMDHP
Drejtori i Përgjithshëm
BUJAR SADIKU