273 - Lajmi Single | Template Website
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Merr Pjesë në Konferencën ‘Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën Dixhitale’

18/03/2020

Prishtinë, 06 shtator 2016

Në kuadër të projektit për mbrojtjen e privatësisë në komunikimet elektronike, në Prishtinë, ka nisur zbatimi i projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën Dixhitale”.

Qëllimi i kësaj konference ishte adresimi i cenimeve ndaj të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë, që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik. Në veçanti, projekti ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtës së privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediumeve.

Në këtë ngjarje mori pjesë si i ftuar edhe z. Bujar Sadiku, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHDMP).Ai, në kërë rast, njoftoi të pranishmit dhe publikun për historikun e këtij autoriteti, zhvillimet aktuale, statusin e saj në këtë periudhë tranzicioni, gjersa po priten ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rreth mundësisë së pritshme të fuzionimit brenda të të njëjtit institucion të dy fushave, asaj të privatësisë dhe lirisë së informacionit.

Po ashtu para të pranishëmve z. Sadiku paraqiti të arriturat e Agjencisë për periudhën pesëvjeçare të funksionimit të saj si institucion i vetëm i pavarur në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve mbi privatësinë.

Projekti, i organizuar nga organizatat joqeveritare LENS dhe KCIC, i mbështuetur edhe nga zyra e BE-së në Kosovë, pritet të sigurojë një pasqyrë më të mirë të situatës përmes hulumtimeve që do t’i nxjerrë në fushën legjislative, si dhe do të identifikojë problemet me të cilat ballafaqohen institucionet publike në Kosovë.

}