Shënjimi i 28 Janarit - Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë
18/03/2020
Prishtinë, 27 janar 2017
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, shënjoi Ditën Ndërkombëtare të Privatësisë.
Aktiviteti kryesor i shënjimit të kësaj date u zhvillua në Shkollën Fillore ‘Xhemajl Mustafa’ në Lagjen Dardania të Prishtinës, me ç’rast, para nxënësve të klasëve VI – XII, z. Jeton Arifi - Drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mbajti një ligjeratë mbi privatësinë, njëkohësisht nxënësit u informuan rreth mbrojtjes së të dhënave personale, me fokus të veçantë gjatë përdorimit të teknologjisë informative.
Për nxënësit kjo ngjarje ishte relativisht diçka e re, por shumë e nevojshme ngase kjo gjeneratë, sipas hulumtimeve të fundit të bëra në vend, më se 97% të tyre janë përdorues të internetit dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike, dhe jo vetëm.
Si rezultat i kësaj, po ashtu mosinformimi adekuat mbi sigurinë në rrjet, ka bërë qe në të shumtën e rasteve atyre t’u kanë keqpërdoren të dhënat personale në forma të ndryshme.
Marrë shkas nga kjo, Agjencia këtë vit ka përzgjedhur shkollat e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht nxënësit e klasave 6 deri 12, për t’i informuar sa më shumë mbi rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.
Po ashtu, ligjerata të këtilla informuese u zhvilluan edhe në të gjitha shkollat e këtij niveli në Komunën e Prishtinës, në këtë rast ligjërues mbi rëndësinë e shënjimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë ishin vet profesorët të përzgjedhur nga drejtorët e shkollave përkatëse, për të cilët, Agjencia kishte shpërndarë me kohë një udhëzues të posaçëm.
Divizioni për Komunikim me Publikun