Qytetarët Vetëdijesohen rreth Privatësisë me Ekspozitë Pikturash
18/03/2020
Përmes një ekspozite pikturash me temën e porositur ‘Privatësia e Shkelur’, në bashkëpunim me MASHT dhe Fakultetin e Arteve, ASHMDHP synon vetëdijesimin e qytetarëve rreth rëndësisë së mbrojtjes së privatësisë
Prishtinë, 20 prill 2017
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakultetin e Artit Figurativ të UP-së, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka realizuar Ekspozitën e Porositur ‘Privatësia e Shkelur’.
Kjo ekspozita, e cila do të qendrojë e hapur për publikun për një javë, ka karakter sensibilizues, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë që ka privatësia si një e drejtë elementare.
Privatësia është një koncept mjaft i gjerë dhe njerëzit shpesh e ngatërrojnë me të dhënat personale, të cilat veçori që kanë të bëjnë me identifikimin e një personi. ‘’Ne po bëjmë punën tonë ta vetëdijësojmë publikun për të drejtat e tyre rreth privatësisë. Gjithçka që del në rrejtet sociale është e pakthyeshme’’, ka theksuar z. Jeton Arifi, Drejtor në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun, i cili ishte edhe ideator i këtij organizimi.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishtë edhe Ministri i Arsimit z. Arsim Bajrami i cili me një fjalë rasti tha se Ministria e Arsimit është jashtëzakonisht e lumtur që ka pasur mundësi ta mbështesë këtë projekt. “Ne do të mbështesim gjithmonë ekspozitat e tilla, të cilat kanë edhe karakter sensibilizues, dëshirojnë të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë që ka privatësia si një e drejtë elementare, si një shoqëri e cila kemi shpallur transparencën si parim kushtetues”, ka shtuar ai.
Autorë të veprave të kësaj ekspozite ishin njëzetë studentë të Fakultetit të Artit Figurativ të Universitetit të Prishtinës, të cilët në një mënyrë shumë kreative, përmes punimeve të tyre artistike, paraqitën temën ‘privatësia e shkelur’. Për të gjithë këta janë ndarë 20 certifikata me të cilat ata janë shpallur ‘ambasadorë të privatësisë’ nga Agjencia, deri sa tre studentë (Arlinda Kabashi, Ermir Zhinipotoku dhe Mirjeta Qehaja) janë shpërblyer me nga €200 për pikturat më të realizuara.
Fituesja Arlinda Kabashi, studente e Fakultetit të Arteve, e cila kishte pikturuar një femër nudo duke bërë dush, tha se është munduar që në këtë pikturë të përcjellë mesazhin se teknologjia e cila po avancon gjithnjë e më shumë po cenon privatësinë e njeriut.
Bujar Sadiku, Drejtor i Përgjithëshëm i Agjencisë, tha se kemi disa piktura shumë të rëndësishme që do të pasqyrojnë punën e institucioneve tona para organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe në konferencat në të cilat marrim pjesë. Sipas tij, kjo është një punë shumë e mirë dhe e cila duhet vlerësuar shumë lart. Krejt në fund ai falenderoi të gjithë ata që mundësuan këtë organizim dhe shtoi se kjo është një praktikë e mirë që është duke u realizuar edhe në vendet evropiane me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale, gjegjësisht privatësisë, si një e drejtë elementare e çdo qytetari.