Komunikatë Lidhur me Rastin e Hedhjes së Kartelave Identifikuese të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
18/03/2020
Pas shqetësimeve të ngritura në mediume lidhur me hedhjen e disa kartelave identifikuese të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që besohet se janë hedhur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoriteti i vetëm i mandatuar me ligj për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se hedhja e tyre në këtë formë, duke ditur se këto kartela përmbajnë të dhëna që e identifikojnë subjektin e të dhënave, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të duhej të ishte më e kujdesshme, duke mos vepruar në një formë të tillë, duke cenuar të dhënat e personale të anëtarëve të saj, e që do duhej që të bënte përpunimin e tyre vetëm për qëllimin se për çka janë marrë, duke mos tejkaluar qëllimin, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që ato të mbrohen sipas parimeve dhe masave të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Në rastet kur dokumentacionet që përmbajnë të dhëna personale kanë arritur qëllimin e përpunimit, kontrolluesi (në këtë rast OVL e UÇK) do të duhej që të njëjtat (kartelat) ti shkatërronte sipas standardeve të aplikueshme të sigurisë, por në asnjë mënyrë ti hedhë në ambiente të cilat kanë potencial të ofrojnë qasje të pautorizuar në to.
Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunojë të dhëna personale të anëtarëve të saj duke iu përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë.
Zyra për Komunikim me Publikun