253 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Udhëzon Subjektet Politike si të Komunikojnë me Qytetarët

18/03/2020

Prishtinë, 30 maj 2017

ASHMDHP, si institucioni i vetëm i mandatuar për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës, në prag të fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2017, ka nxjerrë një udhëzues të posaçëm për subjektet politike rreth komunikimit me qytetarë gjatë fushatës zgjedhore.

Qëllimi i lancimit të këtij udhëzuesi është që të informojë subjektet politike rreth kritereve të komunikimit me qytetarë për qëllime promovimi apo/edhe fushata zgjedhore, pa rënë ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përmes një konference për mediume të organizuar dje në ambientet e Agjencisë, u shpalosën informata më të hollësishme lidhur me përmbajtjen e këtij udhëzuesi, që është i pari i këtij lloji, synimi i të cilit është që të ndërgjegjësojë subjektet politike që të respektojnë të drejtën e qytetarëve në privatësi.

Drejtori për Komunikim me Publikun në Agjenci, z. Jeton Arifi, gjatë kësaj konference, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë udhëzues.

}