Publikohet ‘Alfabeti i të Dhënave Personale’
18/03/2020
Në saje të aktiviteteve të saj promovuese, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot lancoi ‘Alfabetin e të Dhënave Personale’, të parin e këtij lloji. Qëllimi i këtij fjalorthi terminologjik është që t'u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre.
Prishtinë, 25 korrik 2017
Ky alfabet i të dhënave personale është përmbledhje fjalësh e frazash të përzgjedhura, kuptimi i të cilave përshkruan gjendje apo veprim nëkuadër të dimensionit të privatësisë, përmes të dhënave personale. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale po e lancon këtë fjalorth terminologjik, duke theksuar një apo më shumë shprehje nga shumica e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.
Qëllimi i këtij fjalorthi, i cili është emëruar 'alfabet i të dhënave personale' është që t'u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre. Ky fjalorth, i pari i këtij lloji, ofron spjegime thelbësore për secilën shprehje të paraqitur, e cila shoqërohet me një figurë simbolike.
Ky ‘alfabet’ i është vënë në dispozicion publikut në trajtën e një videoje dhe një albumi fotografik, me përmbajtje të njëjtë dhe si i tillë do t’u shpërndahet sa më shumë përdoruesve të rrjeteve sociale (kryesisht në Facebook) brenda territorit Kosovës.
Agjencia shpreson se dizajni atraktiv dhe përmbajtja thelbësore e këtij fjalorthi do të ndikojë pozitivisht në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave personale, sepse siç theksoi z. Jeton Arifi, bartës i këtij projekti nga Agjencia, ‘të kesh privatësi nënkupton t’i mbash të dhënat personale nën kontroll, jo domosdoshmërisht t’i mbash ato të fshehta nga të tjerët’.
Zyra për Komunikim me Publikun
Info.Amdp@rks-gov.net / 038 200 62 961