Mbahet Konferenca Vjetore Privatësia Në Shëndetësi – Fokus i 2018
18/03/2020
Prishtinë, 26 janar 2018
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi konferencën e saj, tashmë tradicionale, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Privatësisë.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e pakontestueshme që paraqet mbrojtja e të dhënave të ndjeshme të qytetarëve, sidomos ato që përpunohen në sektorin e shëndetësisë, Agjencia ka vendosur që në vitin 2018 t’i kushtojë vëmendje të posaçme mbrojtjes së të dhënave personale në këtë sektor.
Andaj, fushatën njëvjeçare dedikuar kontrolluesve të të dhënave të ndjeshme e hapi me konferencën e sotme, ku si panelistë ishin përfaqësues nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave i Shqipërisë, Zyra e BE-së, Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kryesimi i kësaj konference u bë nga z. Jeton Arifi, Drejtor në ASHMDHP, i cili, para të pranishëmve adresoi fjalimin përshëndetës të kësaj konference.
Për të folur rreth përkushtimit të Ministrisë së Shëndetësisë në respektimin e të drejtës në privatësi të pacientëve nga personeli mjekësor në nivel vendi, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ishte ftuar kreu i këtij institucioni z. Uran Ismaili.
Vëmendje e veçantë gjatë punimeve të kësaj konference iu kushtua përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale të ndjeshme, me ç’rast Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë z. Bujar Sadiku, përveç kësaj, shpalosi edhe zhvillimet e fundit në autoritetin e vetëm, të ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të së drejtës në privatësi.
Një prej qëllimeve të kësaj konference ishte që të sillte rreth tryezës së diskutimeve përfaqësues me përvojë të autoriteteve homologe për të ndarë praktikat e tyre në bashkëpunimin me sektorin e shëndetësisë. Përvojën e autoritetit homolog të Republikës së Shqipërisë, para të ftuarve të konferencës, e solli z. Endrin Fidhe, Inspektor për Mbrojtjen e të Dhënave nga Komisioneri i Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale nga Tirana.
Ndërkaq, lidhur me bashkëpunimin e Agjencisë me kontrolluesit e të dhënave të ndjeshme në nivel vendi, foli Korrdinatori i Zyrës për Mbështetje të Inspektimit, z. Kushtrim Mustafa.
Në pjesën e fundit të konferencës, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndau certifikatat e akreditimit për pesë (5) zyrtarët e sapo emëruar për mbrojtjen e të dhënave nga kompanitë e sigurimit të shëndetit.
Punimet e kësaj konference i përmbylli z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, duke falenderuar të pranishmit, në veçanti rrjetin e zyrtarëve mbrojtës të të dhënave personale nga të gjithë spitalert regjionale të Kosovës.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.amdp-rks.org, ose kontaktoni jeton.arifi@rks-gov.net (tel: 038 200 62 961 ose cel: 044 254 785).