
Gjatë takimit, të arriturat e Agjencisë u ndanë me donatorët dhe u vlerësuan kontributet e tyre të çmuara. Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, shprehu vlerësimin e saj për mbështetjen e marrë dhe theksoi rëndësinë e një mbështetjeje të tillë në arritjen e objektivave të Agjencisë. Donatorët, nga ana e tyre, u zotuan për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe ndanë eksperiencat e tyre të bashkëpunimit me Agjencinë, si dhe planet e tyre për bashkëpunimet e ardhshme.