ANËTARËSIMET NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

 

  1. Organizata Frankofone për Mbrojtjen e Të Dhënave PersonaleAFAPDP e njohur si Shoqata Frankofone e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (AFAPDP) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon autoritetet e pavarura të mbrojtjes së të dhënave nga vendet Frankofone dhe u themelua në shtator të vitit 2007 në Montreal, gjatë Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë. Aktualisht ka 26 shtete anëtare.
    Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare që nga 13 Tetor 2023.

www.afapdp.org

  1. Konferenca Ndërkombëtare E Komisionerëve të Informimit -ICIC, Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit (ICIC) lidh Komisionerët e Informimit, Avokatët e Popullit nga i gjithë globi dhe organet e tjera të ngarkuara me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për qasje në informacionin publik, me qëllim që të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e qasjes në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike.
    Për herë të parë kjo konferencë u takua në vitin 2003 dhe që atëherë është takuar rregullisht, dhe më 13 mars të 2019 arriti momentin e saj historik me miratimin e Kartës së saj të Qeverisjes, ndryshe e njohur    edhe si Karta e Johanesburgut.
    Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare që nga Dhjetor 2022.

www.informationcommissioners.org

  1. Asambleja Botërore e Privatësisë – GPA, ose Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësisë, është forumi kryesor botëror për mbrojtjen e të dhënave dhe autoritetet e privatësisë për më shumë se katër dekada. Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare me të drejta të plota.

https://globalprivacyassembly.org/

  1. Rrjeti i Agjencive Ligj zbatuese për Mbrojtjen e Privatësisë -GPEN u krijua për të forcuar mbrojtjen e privatësisë personale në këtë kontekst global duke ndihmuar autoritetet publike me përgjegjësitë për zbatimin e ligjeve të brendshme të privatësisë për të forcuar kapacitetet e tyre për bashkëpunim ndërkufitar.(2017). Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare me të drejta të plota.

https://www.privacyenforcement.net/

  1. Konferenca Pranverore e Privatësisë, e njohur si “Spring Conference,” është një ngjarje vjetore që mbledh së bashku autoritetet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo konferencë ofron një platformë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme lidhur me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Aktualisht, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban statusin e anëtarit të vëzhguesit.

https://www.dpaspringconference.org

  1. Takimi i Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEDPA) është një ngjarje e rëndësishme që mbledh së bashku ekspertë dhe autoritete nga rajoni për të diskutuar dhe ndarë përvojat mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Këto takime janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të përmirësuar standardet e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare me të drejta të plota.

https://events.pdps.ge/

  1. ‘’Iniciativa 20i7’’ – ’Initiative 20i7’’, kjo iniciativë që mbledhë në vete të gjitha autoritetet homologe në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale të vendeve të ish-Jugosllavisë, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnia dhe Herzegovina dhe Sllovenia. Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare e iniciativës.

Përfundime Kërkimi për “iniciativa 20i7” – Agjencia për Informim dhe Privatësi (rks-gov.net)

  1. ‘’Iniciativa 2020’’ – ’Initiative 2020’’, kjo iniciativë që mbledhë në vete të gjitha autoritetet homologe në fushën e qasjes së dokumenteve publike të vendeve të ish-Jugosllavisë, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnia dhe Herzegovina dhe Sllovenia. Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare e iniciativës.

The Information and Privacy Agency is participating in the Fourth Meeting of Authorities for Access to Public Documents “Initiative 2020”. – Information and Privacy Agency (rks-gov.net)

  1. ‘’Berlin Group’’ ose Grupi Ndërkombëtar i Punës për Mbrojtjen e të Dhënave në Telekomunikacion, i njohur (IWGDPT), u themelua në vitin 1983. Ky grup ndërkombëtar përbëhet nga përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse të mbrojtjes së të dhënave, agjencive qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, si dhe nga kërkues dhe akademikë.
    Grupi i Berlinit fokusohet në çështje themelore të dixhitalizimit dhe mbrojtjes së të dhënave, duke zhvilluar rekomandime dhe udhëzime për përdorimin e teknologjive të reja në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave. Ata takohen dy herë në vit dhe publikojnë rezultatet dhe gjetjet e tyre në dokumente të quajtura “Working Papers”.Agjencia për Informim dhe Privatësi është anëtare me të drejta të plota.

https://www.berlin-group.org/

  1. Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave Personale njohur si EDPB- janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkufitar. Në Bashkimin Evropian, Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) luan një rol kyç në këtë proces. EDPB merr vendime detyruese për rastet ndërkufitare kur nuk arrihet konsensus midis autoriteteve kombëtare. EDPB ka një Sekretariat me seli në Bruksel, i cili sigurohet nga Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS). Aktualisht, Agjencia për Informim dhe Privatësi është në proces të anëtarësimit për statusin e anëtarit të vëzhguesit.

EDPB | European Data Protection Board (europa.eu)

  1. Autoritetet e Privatësisë së Azi-Paqësorit (APPA), i formuar në vitin 1992, është forumi kryesor për autoritetet e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në rajonin e Azi-Paqësorit për të krijuar partneritete dhe për të shkëmbyer ide rreth rregullimit të privatësisë, teknologjive të reja dhe menaxhimit të pyetjeve dhe ankesave për privatësinë. Agjencia për Informim dhe Privatësi është në proces të anëtarësimit si anëtar me të drejta të plota.

          Home – Asia Pacific Privacy Authorities (APPA) Forum (appaforum.org)