Temat e diskutimit ishin përgjegjësitë e kontrolluesit, Ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive ekzekutive të MD-së, lidhur me obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Ligji për Qasje në Dokumente Publike, në veçanti obligimet ligjore të Zyrtarit Kryesor Administrativ, Zyrtarit përgjegjës për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Zyrtarit përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike.
Pjesëmarrësit parashtruan një sërë pyetjesh nga fushëveprimi i institucioneve lidhur me përpunimin e të dhënave që ata kryejnë gjatë ushtrimit të mandatit dhe funksionit të tyre. Për të gjitha pyetjet përfaqësuesit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi i informuan pjesëmarrësit në detaje lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave, parimet e përpunimit të të dhënave, aplikim e masave të sigurisë, të drejtat e subjektit të të dhënave, si dhe për sigurinë fizike të të dhënave.
Në fokus të diskutimeve u trajtua edhe zbatimi i Ligjiti për Qasje në Dokumente Publike si shqyrtimi i kërkesave për qasje, niveli i kompetencës, publikimi i dokumenteve me iniciativë të institucioneve publike, aspekte procedurale deri tek vendimmarrja, ku ndër tjerash u shpalosën edhe kompetencat që ka Agjencia në mbikqyrjen e zbatimit të ligjit përkatës.