Me qëllim të diskutimit për bashkëpunim ndër-institucional për promovimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu.
Në takimin mes udhëheqësve të institucioneve dhe bashkëpunëtorëve profesional u diskutua për modalitetet e bashkëpunimit ndër-institucional mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, konkretisht për realizimin e programeve të trajnimit për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.