Krenare Sogojeva Dermaku
komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Krenare Sogojeva Dërmaku
Krenare Sogojeva Dërmaku është Komisionere për Informim dhe Privatësi. Për më shumë se një dekadë ka udhëhequr Departamentin Ligjor në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në Zyrën e Kryeministrit ka qenë koordinatore e tryezës legjislative pranë Sekretariatit Koordinues të Qeverisë dhe Zyrtare e Lartë Ligjore në Zyrën Ligjore.
Si juriste diplomuar në Universitetin e Prishtinës, me studime postdiplomike në të drejtën evropiane në Kolegjin Evropian të Parmës në Itali, ka një eksperiencë të gjatë në hartimin e ligjeve, interpretimin dhe këshillë dhënien ligjore, përfshirë njohuritë në fushën e të drejtave të njeriut dhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Znj. Sogojeva-Dermaku është e martuar dhe ka dy fëmijë.