Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti në takim delegacionin e Autoritetit Homolog të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë, znj. Elena Veljanoska.
Gjatë takimit u prezantua Platforma për Identifikimin e Rrjedhjes së të Dhënave Personale, si një instrument për forcimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe mbrojtjen më efektive të të dhënave personale. Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave dhe në mundësitë për zhvillimin e modeleve të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, me synim avancimin e standardeve të përbashkëta në këtë fushë.
Komisionerja Sogojeva Dërmaku përgëzoi Zëvendësdrejtoreshën Veljanoska për marrjen e detyrës, duke ritheksuar rëndësinë e vijimit të dialogut dhe të iniciativave të përbashkëta, si themel për avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe forcimin e transparencës në nivel rajonal.

English
Srpski