Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dërgojnë dokumentet e tyre personale (letërnjoftim, pasaportë, numër të kartelës bankare) tek faqe apo platforma të paverifikuara dhe të dyshimta.

✅ Para se të ndani të dhënat tuaja, sigurohuni që faqja apo kompania është zyrtarisht e licencuar për të operuar në Kosovë dhe lexoni me kujdes politikat e privatësisë.

‼️ Dërgimi i dokumenteve personale te palë të panjohura mund të shkaktojë:
• Vjedhje të identitetit
• Mashtrime financiare
• Keqpërdorim të të dhënave për aktivitete të paligjshme

📩 Nëse dyshoni se të dhënat tuaja janë keqpërdorur, kontaktoni menjëherë Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

🔹 Mbrojtja e të dhënave personale është e drejta juaj – kujdesi fillon nga ju!

https://www.vudols.com