Vizitë studimore e zyrtarëve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Autoritetin Homolog të Sllovenisë

Në kuadër të Programit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Bashkimit Evropian (TAIEX), zyrtarët e Agjencisë për Informim dhe Privatësi realizuan një vizitë studimore në Autoritetin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Sllovenisë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
Me synim përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe afrimin me standardet e BE-së, gjatë vizitës u zhvilluan:
🔹Diskutime mbi mekanizmat e mbikëqyrjes dhe zbatimit të legjislacionit për privatësi dhe qasje në informacion;
🔹Prezantime mbi transparencën proaktive dhe prakzikat menaxhimin dhe shqyrtimin e kërkesave për qasje;
🔹Shkëmbimi i përvojave mbi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në fushën e privatësisë.
🤝Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon Autoritetin Slloven për mikpritjen dhe kontributin në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian në fushën e privatësisë dhe transparencës.
https://www.vudols.com