Në kuadër të aktiviteteve informuese me ndërmarrjet publike, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore. Në takim morën pjesë z. Bashkim Beha, Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit; z. Arbnor Neziri, Shef i Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv; dhe znj. Blerta Rama, Menaxhere e Departamentit për Kujdes ndaj Klientëve.
Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve dhe respektimi i masave të sigurisë nga Ndërmarrja Publike Banesore gjatë procesimit të faturave të konsumatorëve. Në këtë kontekst, Drejtorja e AIP-së kërkoi nga N.P.B hartimin e politikave të privatësisë dhe caktimin e zyrtarit për mbrojtje të të dhënave personale.