Agjencia për Informim dhe Privatësi mbylli aktivitetet e Javës së Qasjes në Dokumente Publike me një Diskutim Informues me organizatat, bizneset dhe qytetarët e regjionit të Prishtinës në mbështetje të Platforma Civikos

📌 Agjencia për Informim dhe Privatësi mbylli aktivitetet e Javës së Qasjes në Dokumente Publike me një Diskutim Informues me organizatat, bizneset dhe qytetarët e regjionit të Prishtinës në mbështetje të Platforma Civikos, me qëllim të informimit të tyre mbi fushëveprimin e AIP-së dhe thellimin e bashkëpunimit me sektorët përkatës.
📣 Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, në cilësinë e panelistes dha një pasqyrë gjithëpërfshirëse të temës, duke theksuar në veçanti rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumente publike, në njërën anë dhe në anën tjetër, mbrojtjen e të dhënave personale si aspekte thelbësore në forcimin e transparencës dhe ngritjes së llogaridhënies institucionale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna theksoi rëndësinë e realizimit të këtyre dy të drejtave për sektorin privat. Gjithashtu, ai paraqiti edhe sfidat dhe nevojat e kompanive private për mbrojtje të të dhënave, përkatësisht në forcimin e masave të sigurisë. 💼🔍
📑Eksperti Ligjor, z. Qerkin Berisha prezantoi gjetjet e Analizës së Kornizës Ligjore dhe Implementimin në Praktik për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale. Ndër tjerash, ai theksoi punën dhe bashkëpunimin e Agjencisë me organizata të shoqërisë civile dhe media drejt forcimit të transparencës dhe llogaridhënies.
Ngjarja përfundoi më një diskutim interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shtrojnë pyetje rreth çdo paqartësie në lidhje me qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Komisionerja, ju bëri thirrje të pranishmëve të nxisin bashkëpunimet mes organizatave të shoqërisë civile, mediave, dhe AIP-së për të promovuar së bashku realizimin e këtyre dy te drejtave. 🤝

https://www.vudols.com